Sulmuesi polak është duke kaluar një edicion fantastik.
Robert Lewandowski është duke shkëlqyer edhe këtë edicion te Bayerni, duke realizuar gol në pothuajse çdo ndeshje, transmeton lajmi.net.
Falë formës së mirë, futbollisti po përmendet si njëri ndër favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit.
Megjithatë, sulmuesi në një intervistë ka thënë se nuk është duke menduar për këtë çmim.
“Nuk jam duke menduar për Topin e Artë, kam pushuar së menduari për të”.
“Çfarëdo që spekulohet dhe del jashtë, unë e marr me të vërtetë me qetësi. Ka gjëra më të rëndësishme për momentin se Topi i Artë”.
“Do të mendoj për çmimin në ditën e Ceremonisë. Është një gjë e rëndësishme, padyshim, por ne kemi punë për të bërë paraprakisht”, tha Lewandowski.
Fituesi i Topit të Artë do të bëhet i ditur më 29 nëntor kur mbaet ceremonia.
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...