Robert Lewandowski e ka shprehur tashmë dëshirën për të qëndruar pjesë e Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, në klubin spanjoll kanë ende dyshimet e tyre për polakun dhe problemet fizike që lidhen me moshën.
Ndaj, në Britani, veçanërisht tabloidi “The Sun” shkruan për një interes të blaugranave për sulmuesin e Liverpool, Darwin Nunez.
Sigurisht, tratativa është nga më të komplikuarat e mundshme sepse uruguajani ka një kontratë që e lidh me të kuqtë deri në vitin 2028 ndërsa u transferua në “Anfield” në verën e vitit 2022 nga Benfica për shifrën rekord të 100 milionë eurove.
Te Barcelona do të tentojnë të përfitojnë nga largimi i Jurgen Klopp dhe ndryshimet që mund të vijnë si rrjedhojë e kësaj lëvizje te organika e Liverpool.
Megjithatë, e sigurt është se për të mbërritur tek 24-vjeçari, Barcelona duhet të “shkundë” mirë xhepat./ss
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit