Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, aktualisht është golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018” me 16 finalizime, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 15.
Ai e shënoi golin e 16’të kundër Malit të Zi, ku Polonia fitoi 4:2 për t’u kualifikuar direkt në Botëror, shkruan Express.
Me këto 16 finalizime, Lewa është bërë lojtari i vetëm në histori që arrin shifër të tillë në kualifikueset për Botëror.
Nëse Ronaldo nuk shënon të martën kur Portugalia të përballet me Zvicrën në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, atëherë sulmuesi i Bayern do ta mbajë i vetëm rekordin historik që deri para pak çastesh e ndante me Cristianon.

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit