Robert Lewandowski duket se po e kërkon largimin nga Bayern Munichu me të përfunduar ky sezon.
Të paktën, kështu raporton mediumi spanjoll AS, që tashmë ka emocionuar tifozët e Real Madridit.
Sipas raportimit të tyre, sulmuesi polak ka kërkuar nga agjenti i tij që të bëjë të pamundurën që të bind Los Blancos për transferimin e tij.
Golat flasin në favor të Lewandowskit, mirëpo jo edhe mosha e tij si 33-vjeçar, me klubin spanjoll që ka opsione si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për sulmin e tyre.
Mirëpo, nëse norvegjezi zgjedh që të kalojë diku tjetër, atëherë polaku mund të jetë opsion i parë i madrilenëve.
Kontrata aktuale e Lewandowskit te Bayern Munichu skadon në vitin 2023, andaj këta të fundit mund të pranojnë shitjen e tij në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...