Bayer Leverkusen ka bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për djaloshin Ibrahim Maza që është blerja më e re e “aspirinave” ende pa nisur zyrtarisht merkatoja verore.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bayer Leverkusen përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Maza zbarkoi sot në ambientet e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, me të cilët ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2030.
Fantazisti 19-vjeçar do të mbyllë aventurën e tij me Herthën e Berlinit në Bundesliga 2, ekip për të cilin luajti dy sezone.
Këtë sezon Maza ka shënuar pesë gola dhe po aq asistime në 30 ndeshje në kampionat, si dhe ka realizuar dy gola në tre ndeshje në Kupën e Gjermanisë.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...