Disa ditë më parë, Letorim Krasniqi u shkarkua nga posti i trajnerit të Vëllaznimit, pavarësisht rezultateve të mira.
Teksa gjatë ditës së sotme ai mori detyrën e re tek skuadra e Lirisë së Prizrenit, shkruan Arbresh.info.
Krasniqi nga sot e tutje është trajner i klubit prizrenas dhe këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Aktualisht prizrenasit janë në vendin e pestë me 23 pikë dhe janë tetë pikë larg liderit, Drenicës.
Liria ka synim rikthimin në Superligën e Kosovës këtë sezon./Arbresh.info
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...