Ylli i Chelseas, Eden Hazard beson që kampioni në fuqi i Premierë Ligës mund ta mposhtë Barcelonën në Ligë të Kampionëve, por është në dijeni rreth një personi të rrezikshëm.
Një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij muaji është edhe përballja në mes të liderit në La Liga dhe kampionit në fuqi të Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Por, sulmuesi është i vendosur për të shfrytëzuar rastin për të shkëlqyer në ndeshjen më të madhe.
Kur është pyetur nga ‘Marca’ se si Barcelona ka marrë formë tani pas transferimit të Neymarit te Paris Saint Germain, Hazard përmendi tërthorazi një person të rrezikshëm për të cilin të gjithë janë në dijeni.

“Ju e dini, ata kanë një djalosh që nuk është nga kjo botë”, ka thënë fillimisht Hazard. “Ai është ndryshe, një superklas. Por, nuk është vetëm një lojtar, është i gjithë ekipi”
Ndryshe nga Barcelona që vazhdon të jetë e pamposhtur, Chelsea është në një periudhë të keqe pas një numri të madh disfatash në Premierë Ligë./arbresh.info/
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...