Lionel Messi nuk dukej aspak i kënaqur në bankinë te Barcelona gjatë ndeshjes së sotme (e mërkurë) kundër Real Madridit.
Sulmuesi ishte në dyshime për Clasico pas lëndimit që mori në këmbë gjatë ndeshjes në vikend, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi vazhdimisht arriti të rikuperohet dhe madje u përfshirë në ndeshjen gjysmëfinale të sotme në Kupë të Mbretit në Camp Nou kundër Real Madridit.
Por, trajneri Ernesto Valverde zgjodhi për të lënë në stol superyllin e tyre.
Messi nuk është mësuar të startoj ndeshjet në bankinë meqenëse ka qenë lojtari kryesor i Barcelonës deri tani për një dekadë të tërë.
31-vjeçari është fotografuar dhe fytyra e tij tregon qartë se nuk ishe aspak i lumtur.
Duke marrë parasysh se gjiganti katalunas përfundoi në disavantazh pjesën e parë të takimit me rezultat 1 me 0, sulmuesi pritet të inkuadrohet në fushë gjatë fraksionit të dytë./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...