Më 16 shkurt, në Junik u zhvillua turneu tradicional i pingpongut “Dita e Pavarësisë”, një garë e organizuar nga Klubi i Pingpongut Juniku, nën përkujdesjen e Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Hapjen zyrtare të turneut e bëri kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.
Në kategorinë e vajzave, finalja u zhvillua mes Lenë Osmanit dhe Loresa Imerit, ku Osmani arriti të triumfojë me rezultat 2-0. Vendi i dytë i takoi Imerit, ndërsa Taibe Ruli dhe Shega Hashani, u renditën në vendin e tretë.
Në kategorinë e meshkujve, Kreshnik Mahmuti shkëlqeu në finale, duke mposhtur Sina Keyhan me rezultat 3-0 dhe duke u shpallur kampion i turneut. Vendi i tretë iu nda Rrahman Ademajt dhe Ibrahim Malokut.
FPPK përgëzon Klubin e Pingpongut Juniku për organizimin e suksesshëm të këtij turneu dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...