Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck do të jetë jashtë fushës deri pas pushimeve ndërkombëtare muajin e ardhshëm për shkak të lëndimit në ijë që pësoi ndaj Chelseat të dielën.
Welbeck do të humb përballjen e së mërkurës në kuadër të ‘Carabao Cup’ kundër Doncasterit, ndeshjet në Premierë Ligë me West Bromin dhe Brightonin dhe përballjen në Evropa Ligë në Bjellorusi ndaj Bate Borisov, transmeton portali arbresh.info.

“Danny i është nënshtruar një skanimi sot”, ka thënë fillimisht trajnerit Arsene Wenger për faqen zyrtare të klubit.
“Ne nuk e dimë ende se sa keq është lëndimi i tij në ijë por ai do të jetë jashtë fushës deri pas pushimit ndërkombëtar”
Ndeshja e parë e Arsenalit pas pushimeve ndërkombëtare është kundër Watfordit më 14 tetor./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot