Paul Pogba do të mungoj në ndeshjen e Manchester United në Premierë Ligë kundër Middlesborugh të dielën dhe do të anuloj pjesëmarrjen për shkak të lëndimit në kofshë që pësoi kundër Rostovit.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka konfirmuar se Pogba do të qëndroj për një kohë jashtë fushe pas zëvendësimit në pjesën e dytë të fitores në Evropa Ligë të enjten ndaj skuadrës ruse, transmeton portali arbresh.info.
“Po, Pogba është lënduar në kofshë të këmbës”, tha Mourinho pas ndeshjes në konferencë për media.
“Nuk e di sigurt kohën sa do të qëndroj jashtë fushe, por do të mungoj në ndeshjen ndaj Middlesbroughit dhe ato me skuadrën kombëtare”
Pogba është përzgjedhur për të qenë pjesë e skuadrës së Francës për ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror dhe miqësoren ndaj Spanjës./arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje