Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic është në dyshime për ndeshjen në Superkupë kundër Milanit si pasojë e një lëndimi të pësuar në kofshë gjatë stërvitjeve.
Klubi ka konfirmuar se Mandzukic ka pësuar një problem në muskulin flexor në kofshën e këmbës së tij të majtë gjatë seancës së sotme (e enjte) stërvitore, transmeton portali arbresh.info.
Si pasojë e kësaj, ‘Sky Sports Italia’ raporton se reprezentuesi kroat do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kuadër të Kupës së Italisë kundër Bolognas.
Përveç kësaj, ai thuhet se është në dyshime edhe për ndeshjen madhështore kundër Milanit.
Ndeshja mes dy gjigantëve zhvillohet më 16 janar./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...