Republika Çeke do të jetë nikoqir i Kosovës në përballjen që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 më 14 nëntor.
Përfaqësuesja e jonë do ta ketë një udhëtim të vështirë te çekët, pasi që të dyja palët e duan kualifikimin për Euro 2020.
Por, Republika Çeke në këtë takim do të jetë pa kapitenin, Marek Suchy që ka pësuar lëndim.
Anëtari i Augsburgut ka pësuar lëndim në shpinë dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës.

Mbrojtësi i djathtë natyrisht se do të jetë një mungesë e madhe për çekët që duan të fitojnë ndaj ‘Dardanëve’.
Në rast të Përfaqësueses tonë ndaj çekëve, do të kishim shanse të mëdha për t’u kualifikuar në Euro 2020, derisa më 17 nëntor do ta presim Anglinë në ‘Fadil Vokrri’ dhe në rast të një barazimi do të kualifikoheshim.
Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, të ndjekur nga pas prej Republikës Çeke me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me nga tri sosh.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...