Google ADS

Lëndohet Gavi, Barcelona me shumë mungesa

22:56 | 10 Tetor 2023
.

Barcelona tashmë ka pasur tre lojtarë që kanë vuajtur nga problemet me lëndime në shtatë ditët e fundit. Robert Lewandowski pësoi një lëndim në kyçin e këmbës kundër Portos të mërkurën e kaluar, ndërsa Jules Kounde dhe Lamine Yamal u lënduan kundër Granadas të dielën.

Polaku dhe francezi do të mungojnë për disa javë, ndërsa lëndimi i sensacionit spanjoll nuk është shumë serioz, por e ka detyruar atë të tërhiqet nga skuadra e Spanjës për ndeshjet e tyre kualifikuese për Euro 2024 kundër Skocisë dhe Norvegjisë.

Ai mund të mos jetë i vetmi lojtar i Barcelonës që largohet nga kampi i “La Roja”, pasi Carrusel Deportivo ka raportuar se Gavi gjithashtu pësoi një lëndim gjatë stërvitjes të martën. Në këtë fazë ende nuk dihet shkalla e lëndimit.

Barcelona do të dëshirojë të dijë sa më shpejt shkallën e lëndimit të Gavit por dëshpërimi natyrisht që nuk mungon në kampin katalan për shkak të frikës se lëndimi mund të jetë serioz.

Gjëja e fundit që i duhet Xavi Hernandez është një tjetër lojtar që mungon përpara një serie të rëndësishme të ndeshjeve.

Në më pak se 3 javë, Barcelona do të jetë nikoqir i Real Madridit në atë që njihet ndryshe në mbarë globin si “El Clasico” dhe deri atëherë do shpresojnë që disa prej lojtarëve të lënduar të rikuperohen./Telegrafi/