Trajneri i Tottenham Hotpsur, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk mund të llogaritë në shërbimet e Son Heung-min për pjesën e mbetur të sezonit.
Jugkoreani ka pësuar frakturë në dorë, prandaj do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe më pas do t’i nënshtrohet një programi rehabilitues afatgjatë.
Mungesa e tij i shton kokëçarjet te portugezi, pasi që pikërisht Son ishte angazhuar në fazën ofensive pas lëndimit të Harry Kane që u lëndua në janar.
Sulmuesi anglez nuk do të kthehet deri në muajin prill, ndërsa Tottenhami nuk transferoi lojtar tjetër për fazën e sulmit në afatin kalimtar dimëror.
(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
Mourinho ka pranuar se situata është përkeqësuar shumë te skuadra e tij, e cila po synon të sigurojë kualifikimin për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
“Do të na mungojë. Klubi ka shkruar një deklaratë të mirë. Po ta shkruaja unë, do ta shkruaja ndryshe. Po na mungon”.
“Nuk do të llogaris më në të këtë sezon… Situata nuk mund të ishte më e keqe. Kjo është e qartë. Nuk mund të bëjmë asgjë. Do të luajmë me lojtarët që i kemi në dispozicion. Isha i shqetësuar se nuk kemi opsione për sulmin në bankën rezervë, tash nuk kam opsione sulmi as në fushë!”.
“Pa sulmues, pa afat kalimtar. Asgjë. Ndihmën e vetme mund të na japin tifozët. Vetëm nga mbështetësit e Tottenhamit mund të kërkoj, sepse nga lojtarët s’kam çfarë kërkoj më tepër”, ka deklaruar Mourinho në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/
(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...