Real Madridi po ballafaqohet me një krizë të lëndimesh nga reparte të ndryshme, të fushës duke filluar nga portieri deri tek sulmuesit.
Gjatë mbrëmjes së ditës së diele, Los Blancos luajtën sfidën në La Liga ndaj Cadizit të cilën e fituan me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.
Para fillimit të ndeshjes lojtari Brahim Diaz, nuk ishte në gjendje të fillojë ndeshjen edhe pse ishte në formacionin startues si shkak i një lëndimi që pësoi para ndeshjes.
Kjo ka bërë që kriza me lojtar të lënduar te Reali të thellohet edhe më shumë.
Pas ndeshjes në një konferencë për media trajneri Carlo Ancelotti, tregoi për një tjetër lëndim, bëhet fjalë për kroatin Luka Modric.
“Modric ka një mbingarkesë dhe mendoj se është pikërisht kjo. Ai luajti shumë mirë, në një pozicion që nuk është i tij në nivel mbrojtës.”-tha Ancelotti.
Përveç këtyre dy lëndimeve të fundit të cilët nuk dihet se sa do të mungojnë, madrilenët nuk mund të llogarisinë në Vinicius, Guler, Militao, Kepa, Courtouis, Camavinga dhe Tchouameni./Arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike