Sipas shumë raporteve, Riyad Mahrez është në linjë për transferim te Barcelona këtë verë.
Megjithatë, vlera e caktuar nga Leicester City mund të vendos transferimin në rrezik, transmeton portali arbresh.info. “Dhelprat” dëshirojnë të paktën 40 milionë funta për yllin e tyre.
Edhe pse Mahrez nuk ka prekur majat si sezonin e kaluar, gjatë javëve të fundmit ylli ka filluar të ringjallet.
Ky edicion në Premierë Ligë ka qenë mjaftë i dobët për kampionin anglez, por klubi ka befasuar me paraqitjet e tyre të mira në Ligë të Kampionëve. Ata do të luajnë muajin e ardhshëm kundër Atletico Madridit në çerekfinale.
26-vjeçari ka qenë gjithashtu shënjestër i klubeve rivale në Premierë Ligë. Tottenham është përpjekur për të siguruar shërbimet e tij gjatë muajit janar, por ofertat nga “Spursët” janë refuzuar.
Chelsea, Liverpooli dhe Arsenali kanë shfaqur gjithashtu interesim për futbollistin algjerian, i cili ka deklaruar më parë se ëndërron për të luajtur për Barcelonën./arbresh.info
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...