Legjenda milaniste Paolo Maldini refuzoi pak kohë më parë një post drejtues në klubin e Milanit me arsyen se nuk e bindte projekti i presidencës kineze.
“Sky Sport” ka zbuluar se ish-kapitenit kuqezi i është ofruar posti i menaxherit në kombëtaren italiane. Ky post aktualisht mbahet nga Gabriel Oriali i cili pritet të largohet menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian për U-21.
Ka qenë vetë presidenti i federatës Tavekio i cili ka propozuar emrin e Maldinit për t’u bërë pjesë e stafit të kombëtares. Në ditët në vijim pritet dhe një përgjigje nga ish-mbrojtësi i Milanit. Kjo pritet të jetë hera e parë që ai do të pranojë një post drejtues në një ekip futbolli.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...