Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon në kufijtë e perfeksionit me skuadrën e trajnerin Xabi Alonso që ende nuk ka pësuar humbje në të gjitha ndeshjet e luajtura ndërsa është shumë pranë titullit të parë në Bundesliga. Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus lavdëroi Leverkusenin, madje duke e krahasur skuadrën e “aspirinave”, me Barcelonën e epokës së Messit, Xavit dhe Iniestës.
“E shoh lojën e tyre dhe më bie në sy qetësia që kanë me topin në këmbë, më argëtojnë shumë. Mund të flas pafund për Bayer Leverkusen, më kujtojnë Barcelonën e Messit, Xavit dhe Iniestës. Për mua janë skuadra më e fortë në botë aktualisht, nuk dua t’i krahasoj me Liverpoolin dhe Manchester Citym, por po ofrojnë një futboll shumë tërheqës”, u shpreh Matthaus./SS
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...