Floyd Mayweather përsëri në ring?
Është e mundur, nëse mund t’i besohen pretendimet e legjendarit të MMA-s, Charles Son.
Në fakt, Floyd do të rikthehet në ringun e boksit shkaku se ka falimentuar duke pasur shpenzime marramendëse.
“Floyd nuk do të luftojë në MMA, por do të ngjitet sërish në ring. Ai ka në plan të aktivizohet vetëm për një ndeshje. Ai ka falimentuar dhe duhet të kthehet për të fituar diçka”, tha Sonen.
“Nuk ka rëndësi se sa keni fituar, është e rëndësishme se sa keni kursyer. Ai me të vërtetë është budalla, jo shumë i zgjuar dhe njerëzit rreth tij janë edhe më pak të mençur”, shtoi ai.
Mayweather fitoi më shumë se një miliard dollarë gjatë karrierës dhe u pensionua pas ballafaqimit me Conor McGregor. /Telegrafi/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...