Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka zbuluar bisedën e shkurtër që kishte me Xherdan Shaqirin.
Pas humbjes ndaj Paris Saint Germainit në UEFA Ligë të Kampionëve, Carragher është parë në zonën e miksuar duke i thënë disa fjalë Shaqirit, transmeton portali arbresh.info.
Ai dëshironte të sigurohej që Shaqiri ishte i gatshëm për derbin e tij të parë në vikend.
“E ndala Shaqirin rrugës drejtë zonës së miksuar në Paris”, ka zbuluar Carragher.
“Ai mu afrua dhe më tha ‘Përshëndetje’. Unë i thashë atij: ‘Të dielën është derbi dhe ju duhet ta fitoni, ju duhet ta fitoni’. Ai më pas më tha ‘E di'”
“Shaqiri do të jap 100 për qindëshin. Mendoj se ai do të rikthehet në sistemin 4-2-3-1 me Shaqirin në krahun e majtë. Shaqiri duket se shton diçka pak më ndryshe në skuadër”
Liverpooli u mposhtë me rezultat të ngushtë 2 me 1 nga kampioni i Francës në mesjavë, ndërsa ylli kosovar u inkuadra në fushë në minutën e 78′./arbresh.info/
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL