Rafael Leão ka reaguar në rrjetet sociale për të denoncuar fyerjet raciste që ka marrë nga një fans.
“Nuk duroj dot më të të shoh në fushë, po bëhem racist dhe ti po më acaron. Dil sa më shpejt, ti dhe kushdo që të ndjek”, ka shkruar tifozi.

Portugezi e ka ndarë mesazhin duke iu përgjigjur tifozit: “Fatkeqësisht, bota vazhdon të ketë këtë lloj njerëzish mendjevegjël.”
Ka reaguar gjithashtu klubi i Milanit, duke i ofruar mbështetje sulmuesit:
“Rafa, ne jemi me ty. Nuk ka vend për racizëm, as mes tifozëve tanë, as në futboll”./Ss
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...