Rafael Leao dhe Milani nuk do të ndajnë rrugët.
Ylli portugez është pjesë thelbësore e ‘Rossoneri’, andaj drejtuesit e klubit e duan edhe për një kohë të gjatë pjesë të tyre.
U raportua që lojtari tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të re, dhe këtë gjë e konfirmon edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjellë lajmi.net.
Sipas tij, Rafael Leao tani ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Milan deri në qershor 2028
Klauzola e lirimit të yllit të klubit ‘kuqezi’ do jetë prej 175 milionë euro.
Ndërsa, paga e tij do jetë 5 milionë euro paga neto për sezon plus shtesa.
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...