Rafal Leao po kalon vitin e tij të gjashtë te Milani, por ky mund të jetë i fundit për yllin portugez me fanellën kuqezi.
Si asnjëherë më parë ka raportime nga Italia se Leao mund të largohet nga Rossonerët në fund të sezonit.
Këto lajme kanë alarmuar skuadrat angleze si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool që kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.
25-vjeçari nuk ka një raport të mirë me trajnerin Sergio Conceicao dhe në rast se ai qëndron në klub, atëherë Leao mund të largohet.
Por sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Leao mund të mbetet edhe më tej në San Siro vetëm nëse Milani rikthen në stol Massimiliano Allegrin.
Leao i ka bërë të qartë këtë gjë drejtuesve të klubit dhe pa rikthimin e Max Allegrit ai do të largohet.
Milani nga ana tjetër po shikon alternativa për ta zëvendësuar Leaon ku nga shitja e tij synon të fitojë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/
Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëm...
“ChatGPT”, faqja e internetit më e vizituar në botë
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën a...
Rusia i përgjigjet Zelenskyt: Një klloun dhe një humbës që f...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Osmani lajmëron konferencë për media pas takimit konsulativ ...