Interi është duke kaluar nëpër një periudhë fantastike këtë edicion në Serie A.
Skuadra e Antonio Contes ka marrë pozitën e parë në tabelë pas fitores së fundit kundër Spalit 2-1.
Padyshim që lojtari më në formë te Interi mbetet sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez që në takimin e fundit shënoi dy gola.
22-vjeçari ka folur pas takimit të fituar ku ka thënë se është krenar me pozitën e parë në Serie A, por që skuadrës i duhet ende punë.
“Jemi krenar për vendin e parë në renditje, sepse ky është edhe objektivi primar për të cilin punojmë. Duam të fitojmë më shumë dhe të tregojmë se jemi në lartësinë e fanellës së Interit”, deklaroi argjentinasi.

Por sipas Lautaros skuadra e Interit duhet të përmirësohet ende.
“Kemi ende nevojë të rritemi si skuadër. Ndeshjet duhen mbyllur më herët, sidomos kur nuk mungojnë mundësitë”.
“Duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj detajeve. Duam të mirën e Interit dhe përpiqem të shënoj sa herë jam në pozitat e duhura”, përfundoi Lautaro. /Telegrafi/
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...