Interi u eliminua nga Kupa e Botës për Klube pas një humbje dëshpëruese nga skuadra braziliane, Fluminense.
Pas ndeshjes kapiteni Lautaro Martinez, pati kritika të ashpra ndaj një bashkëlojtari të tij, që në fund u konfirmuar nga presidenti Marotta se ato fjalë ishin për Hakan Calhanoglun, shkruan Arbresh.info.
“Unë dëshiroj të luftojë për tituj. Kush dëshiron të qëndrojë tek Interi është mirë dhe të luftojmë. Kush nuk dëshiron të qëndrojë, ata mund të largohen”, tha kapiteni.
“Ne na duhen lojtarë që dëshirojnë të jenë këtu. Ne veshim një fanellë të rëndësishme. Na duhet një mentalitet i fortë ose ju lutem largohuni”.
🚨⚠️ Lautaro Martínez: “I want to fight for top titles. Who wants to stay at Inter, very good and let’s fight. Who doesn’t want to stay, they can go and leave”.
“We need players who want to be here. We are wearing an important jersey. We need top mentality or please, leave”. pic.twitter.com/wNO5XuroNt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2025
Pas kësaj deklarate rrjeti shpërtheu dhe të gjithë ishin duke aluduar se për kë e ka fjalën Lautaro.
Marotta theksoi se ishte për turkun, Hakan Calhanoglu.
“Mesazhi i Lautaros për lojtarët që nuk duan të qëndrojnë? Ai nuk e tha… por unë do ta them këtë. Ishte për Hakan Çalhanoglun”.
“Do të flasim me Hakanin. Nëse do të ketë kushte për t’u ndarë, do ta bëjmë pa probleme”, tha presidenti i Interit.
🚨💣 Inter president Marotta: “Lautaro’s message on players who don’t want to stay? He didn’t say… but I’ll say that. It was for Hakan Çalhanoglu”.
“We will speak with Hakan. If there will be conditions to part ways, we will do it with ZERO problems”. pic.twitter.com/FblLcCNgEo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2025
Kujtojmë se Inter e mbylli këtë sezon pa asnjë trofe të fituar, teksa deri në javët e fundit ishte duke luftuar për Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu mbrëmë humbi mundësinë e fundit për ta mbyllur këtë sezon së paku me një trofe, duke u eliminuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës për Klube./Arbresh.info
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1