Juventusi e ka tërhequr ofertën për transferimin e sulmuesit të Sampdorias, Patrik Schick – bëjnë të ditur mediat në Itali.
Zonja e Vjetër kishte ofruar 25 milionë euro për çekun dhe marrëveshja ishte arritur, mirëpo pas ekzaminimeve mjekësore që i kishte bërë lojtari, çështja kishte ngecur.
Të martën, përfaqësues të dy klubeve kanë pasur një takim, ku sipas faqes së Gianluca Di Marzios, Bianconerët e kanë tërhequr ofertën.
Schick thuhet se ka pasur probleme me zemër, gjë që u detyrua t’iu nënshtrohej dy herë testeve mjekësore.
Nga ana tjetër, Sampdoria i ka përgënjeshtruar njoftimet se lojtari i tyre ka probleme kardiake duke thënë se kanë qenë ata që e kanë refuzuar transferimin për t’i rishqyrtuar kushtet e ofertës.
Pritet të shihet se sa serioze është gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit dhe a do të ndikojë në të ardhmen e karrierës së tij si futbollist.

Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...