Mbrojtësi qendror, Yerry Mina ka thënë se nuk do të largohet nga Barcelona pas vetëm pesë muajve qëndrim në klub.
Qysh pas transferimit nga Palmeiras, Mina kishte shumë pak kohë në fushë nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes – vetëm 377 minuta gjatë pesë ndeshjeve në ligë dhe një ndeshje në kupë – dhe lojtari ka qenë subjekt i kritikave të shumta pas disfatës ndaj Levantes ku nuk kishte një paraqitje të mirë, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe nuk më ka shkuar as në mendje largimi nga këtu”, insistoi lojtari në një intervistë për ‘Mundo Deportivo’.
“Dua të shkruaj historinë dhe dua të bindi trajnerin, bashkëlojtarët e mi, drejtorët dhe tifozët, të cilët i dua shumë”
Talenti i ri do të jetë pjesë e skuadrës së Kolumbisë në Kampionatin Botëror këtë verë./arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...