
Gareth Bale mund të rikthehet te Tottenhami
Gareth Bale ishte heroi i finales së Ligës së Kampionëve në fitoren kundër Liverpoolit, por sulmuesi ka lënë të kuptohet se ndoshta do të largohet nga Real Madridi pas fitores 3 me 1.
Gjatë deklaratës së tij pas ndeshjes, ai foli për nevojën për të luajtur rregullisht dhe tha se do të ulet për të diskutuar këtë gjë me agjentin e tij, transmeton portali arbresh.info. Por, e gjithë kjo ka ndodhur para se Zinedine Zidane të njoftoj për largimin e tij.
Në rast se trajneri francez do të qëndronte, uellsiani mund të priste kohë të ngjashme në fushë edhe sezonin e ardhshëm, por me ndryshimin e trajnerit, ai mund të fitoj më shumë minuta dhe ai tani mund të vendos për qëndrim te klubi në kryeqytetin spanjoll.
Ai është i lumtur për vendin se ku është, por problemi i vetëm ka qenë mungesa e paraqitjes së tij në fushë nën udhëheqjen e Zidanes, me të cilin nuk ka qenë asnjëherë i afërt.
Fakti që Bale ishte lojtari i vetëm i skuadrës që nuk i dërgoi mesazh lamtumirës trajnerit në rrjete sociale sugjeron që raporti mes tyre nuk ka qenë aspak i mirë./arbresh.info/
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...