Joan Laporta vizitoi punimet në “Camp Nou” këtë të enjte dhe shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh besimi ndaj Xavi Hernandezit dhe skuadrës. Presidenti i “blaugranave” shprehu publikisht mbështetjen për trajnerin.
Barcelona ka pasur disa ndeshje në të cilat, kanë dështuar jo vetëm në rezultat por edhe në lojë.
Laporta megjithatë, e ka të palëkundur mbështetjen ndaj ish-mesfushorit.
“Dua ta bëj të qartë se ne jemi plotësisht në krah të trajnerit tonë dhe se jemi krenarë që kemi Xavin si trajner për cilësinë e tij profesionale dhe njerëzore”, tha ai.
Laporta beson se skuadra është në një situatë mjaft të favorshme në të dy kompeticionet.
“Ne jemi në vendin e duhur, kjo është shumë e rëndësishme. Jemi vendosur mirë në Champions League dhe në La Liga. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të jemi bashkë”, ka përsëritur ai.
Ai shtoi se ata po punojnë për një fund të lumtur.
“Kemi një periudhë në të cilën të lënduarit mund të shërohen dhe Xavi do t’i ketë të gjitha forcat në dispozicion. Jemi në proces dhe e rëndësishme është se si do të përfundojë. Këtu po punojmë që të jemi të fortë në serinë finale”.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin