Joan Laporta ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me Lionel Messin janë ato që bëjnë diferencën mes tij dhe kandidatëve të tjerë për president të Barcelonës.Laporta, që ishte president i Barcelonës në vitet 2003-2010, do të kandidojë sërish për këtë rol në zgjedhjet e janarit 2021.
Në një intervistë për EFE ai ka treguar se si ardhja e tij në krye të Barçës mund ta bindë Messin që të vazhdojë të qëndrojë në Camp Nou.I pyetur nëse mendon se projekti që do të prezantojë presidenti i ri i Barcelonës do të ketë ndikim në vendimin e Messit për të qëndruar ose jo në Camp Nou.
“Po, do të ndihmojë shumë nëse Messi e sheh se projekti prezanton një ekip konkurrues. Ajo është gjëja më e rëndësishme për të. Në këtë kuptim kam një avantazh ndaj kandidatëve të tjerë: besimin e tij.
Ai e di që kam ndjekur gjithçka që i kam thënë, ai më ka thënë këtë. Dua të jem president i klubit në mënyrë që t’i ofroj atij një ofertë sportive dhe financiare me të cilën ai ndihet rehat dhe kjo nënkupton se Barcelona mund të ketë sukses sërish në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Laporta.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë kohës së tij kishte pasur oferta të shumta për Messin, njëra ndër e Interit në vitin 2006 kur kishte ofruar 250 milionë euro, që ishte më shumë se klauzola e tij prej 150 milionë euro./Arbresh.info/
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...