Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për borxhet e shumta te katalunasit.
Barcelona ka humbur Lionel Messin si agjent të lirë, por situata qenka edhe më e rëndë dhe këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit.
Laporta konfirmoi se klubi ka borxhe rreth 1.2 miliardë euro, derisa thotë se paratë janë shpenzuar keq.
“Shumë para janë shpenzuar në ndërmjetësues. Një person u pagua 8 milionë euro për të kërkuar lojtarë në Amerikën Jugore”, tha ai.
Ndërkohë, Pique zbriti pagën në mënyrë që transferimet e reja si Eric Garcia dhe Memphis Depay të regjistrohen në La Liga./Lajmi.net/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...