Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, njoftoi se stadiumi ikonik Camp Nou së shpejti do të jetë gati për të pritur ndeshje.
Laporta ishte në Paris të hënën për ceremoninë e Topit të Artë, dhe në intervistën e sotme me stacionin radiofonik Catalunya Radio, ai shpjegoi situatën me stadiumin e famshëm.
“Ne i kemi përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, tashmë kemi dorëzuar certifikatën e përfundimit të punimeve”, ka thënë fillimisht Laporta, megjithëse këshilli bashkiak duhet të lëshojë një leje, por ende nuk ka një datë se kur kjo mund të ndodhë.
“Stadiumi është gati, siç e kanë thënë tashmë La Liga dhe UEFA. Megjithatë, nuk dua të ushtroj presion sepse këto procese kërkojnë kohë dhe tani është këshilli i qytetit që ka fjalën e fundit”.
Barça do ta rihapë “Camp Nou”-n në tre faza të ndryshme, duke lejuar një numër të ndryshëm spektatorësh në secilën fazë.
“E para me një kapacitet prej 27,000 spektatorësh është përfunduar, siç na është thënë nga ekipi i ndërtimit, agjencia e certifikimit dhe komiteti i ndërtimit”, përfundoi Laporta.
Ai shpreson që këshilli bashkiak do të vendosë shpejt për lejen e aktivitetit, në mënyrë që stadiumi të mund të presë ndeshjen e parë në “Camp Nou”-n e rinovuar.
Megjithatë, ende nuk ka një datë të saktë se kur Barcelona do të kthehet në stadiumin e famshëm, ndërsa ata kanë konfirmuar se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain do të luhet në ‘Montjuic’ më 1 tetor.


Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë