Joan Laporta po vijon ta ngacmojë Real Madridin në fushatën e tij parazgjedhore për president të Barcelonës për herë të dytë, duke ia kujtuar kësaj radhe kampionit spanjoll humbjen e thellë 6:2 në vitin 2010.
Laporta do të kandidojë për president të Barcelonës në zgjedhjet e janarit.
Gjatë fushatës së tij, Laporta e shpalosi një baner shumë të madh pranë stadiumit të Real Madridit Santiago Bernabeu, me mbishkrimin: “Mezi pres t’ju takoj përsëri”.
Laporta ishte president i Barcelonës nga viti 2003 deri në vitin 2010 dhe e shijoi si lider i klubit fitoret e paharrueshme të Barçës 6:2 dhe 5:0 kundër Real Madridit.
“Ai baner e ka më shumë kuptimin: ‘Mezi pres t’i shënojmë gjashtë gola kundër juve’”, tha Laporta për Dani Senabres.
Ai shtoi: “Unë mezi pres ta përjetojë përsëri rivalitetin me respekt mes dy ekipeve.” /Gazeta Express/
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...