Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, është afër transferimit në një klub të ri.
Kontrata e 23-vjeçarit përfundon në qershor të këtij viti dhe atij i është dhënë leja për të udhëtuar në Francë për ta arritur marrëveshjen me Reims, që pritet të jetë klubi i tij i ri, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet nëse Zeneli do ta nënshkruajë një marrëveshje tani për t’iu bashkuar klubit të Ligue 1 qysh tani, apo do të mbetet deri në fund të këtij sezoni në Heerenveen. Nëse ai transferohet tani, Reims do të duhet t’ia paguajë një shumë ta caktuar klubit holandez. Nëse presin deri verës, atëherë Zeneli do të shkojë si transferim i lirë.
Për Zenelin ishin interesuar edhe disa klube të tjera, ndër të cilat fillimisht kishte shprehur interesim gjiganti turk, Fenerbahce. Megjithatë, kosovari nuk e kishte pranuar ofertën e klubit turk, pasi që kishte bërë të ditur se synon të luajë në liga më të mëdha.
“Më vjen keq për tifozët. Me gjithë respektin për klubin turk unë dua të shkojë në ndonjë ligë më të madhe si në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, apo diçka ngjashëm. Futbollit kur nuk i dihet dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, kishte deklaruar Zeneli për mediat holandeze
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...