Frank Lampard nuk është dorëzuar ende, përkundër humbjes së mbrëmshme nga Real Madridi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” triumfuan në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:0 dhe e bënë një hap përpara drejt gjysmëfinales.
Sidoqoftë, atyre u duhet ta kalojnë edhe një pengesë, atë në “Stamford Bridge” javën tjetër.
E trajneri i “Blues” beson se londinezët mund ta përmbysin rezultatin në shtëpi.
“Jam krenar me atë që e kemi bërë më 10 lojtarë. Aspekt zhgënjyer ishte t’ua mundësonim atyre që ta bëjnë lojën e tyre me ndërprerje, prej së cilës e shënuan edhe golin e dytë”, deklaroi fillimisht trajneri anglez pas lojës për “BT Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
“Ka një mungesë të vetëbesimit, por lojtarët duhet ta kuptojnë se sa të mirë janë dhe se çka janë në gjendje të bëjnë. Kjo po na kushton për momentin”, vazhdoi ai.
“Iu kam thënë djelmoshave të mi se në ‘Stamford Bridge’ mund të ndodhin gjëra speciale. Real Madridi e ka një skuadër të shkëlqyeshme, por ne duhet të besojmë. Nevojitet ta rrisim nivelin, duhet ta kuptojmë se na duhet një pozitivitet mental”, shtoi Lampard.
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...