Christian Pulisic u transferua me shumë bujë te Chelsea, pasi londinezët paguan 65 milionë euro për të.
Sulmuesi amerikan nuk e nisi mirë aventurën në Londër pasi në fillim mbeti në bankën rezervë.
Pulisic priti radhën e tij dhe me t’iu dhënë rasti e shfrytëzoi me gola e asistime, duke u bërë titullar i padiskutueshëm për trajnerin Frank Lampard.
Numri një i Chelseat e ka lavdëruar reprezentuesin amerikan për paraqitjet e deritanishme.
“Jam vërtetë i kënaqur me paraqitjet e Pulisic deri më tani. Ai ka luajtur shumë ndeshje radhazi në një kampionat të ri dhe shumë fizik për të”.
“Pulisic filloi mirë, por unë pres shumë më tepër nga ai”, vazhdoi Lampard.
“Ka një talent të madh dhe besoj se mund të shënojë edhe më shumë gola me aftësitë që posedon”, përfundoi tekniku anglez.
21-vjeçari është paraqitur në 20 takime me Chelsean në të gjitha garat ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka po aq asistime.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...