Fenomeni i këtij sezoni, Lamine Yamal është shpallur zyrtarisht fitues i çmimit “Golden Boy”, për vitin 2024.
Ky çmim dhurohet nga gazeta e famshme italiane Tuttosport dhe dhurohet për futbollistët më të mirë nën moshën 21-vjeç, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti 17-vjeçar shkëlqeu me Barcelonën këtë sezon, teksa më i dalluari ishte edhe në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku së bashku me kombëtaren e tij fitoi këtë event.
Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i ri i këtij Evropiani.
Yamal kryesoi listën e ngushtë me 25 lojtarë, ku përfshiheshin gjithashtu Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho të Manchester United, Kenan Yildiz dhe Samuel Mbangula të Juventusit, si dhe Endrick dhe Arda Güler të Real Madridit.
Ai bëhet lojtari i tretë i Barcelonës që fiton këtë çmim në katër vitet e fundit, pas suksesit të Pedri-t në 2021 dhe Gavit në 2022.
Kujtojmë se Yamal javë më parë fitoi edhe çmimin “Kopa Trophy”./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...