Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e katërt me radhë në NBA duke e mposhtur në udhëtim Charlotte Hornets me rezultat 112-117.
Mysafirët e fituan çerekun e parë bindshëm me 20 pikë dallim gjersa në periudhat tjera pati rënjë në efikasit dhe në fund fitoi vetëm me pesë pikë dallim, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë triumf ishte Anthony Davis me një double-double monstruoz 42 pikë dhe 23 kërcime. Teksa lojë të mirë bëri edhe LeBron James që shtoi 22 tjera.
Për vendasit më i miri ishte Bridges me 26 pikë.
Kjo është fitorja e 26 në përgjithësi këtë sezon e Lakers krahas 18 humbjeve, kurse Hornets pësojnë disfatën e 31 krahas 12 triumfeve./Arbresh.info
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...