Pasi arriti në Nice në verën e vitit 2018, Patrick Vieira nuk është më trajner i Nice që nga sot.
Në një deklarim pas takimit të mbrëmshëm, bordi i Nicës informoi Patrick Vieira për vendimin e tyre për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre, përcjell GazetaBlic.
Drejtuesit e klubit kuqezi kanë marrë vendimin për t’i besuar Adrien Ursea detyrën e drejtimit të ekipit profesional sot.
Tekniku zvicerano-rumun, deri më tani ndihmës trajner i Patrick Vieira pasi kishte qenë ai i Lucien Favre, do të bëjë ndeshjen e tij të parë në stolin e Nicës si kryetrajner gjatë udhëtimit në Reims këtë të Dielë.
Patrick Vieira ishte trajner i skuadrës francez për pothuajse 30 muaj, por që tashmë në saje të rezultateve të dobëta është shkarkuar.
Drejtuesit e Nice dëshirojnë të falënderojnë ish-reprezentuesin francez për përfshirjen e tij në zhvillimin e Klubit dhe t’i urojnë atij më të mirën për pjesën tjetër të karrierës së tij si trajner.
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore