Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i dëmtuar në përballjen mes Milanit dhe Empolit. Mbrojtësi kuqezi vuante nga një problem muskulor që e ka shqetësuar herë pas here, ndaj këtë radhë periudha e rikuperimit shkoi më shumë se një muaj e gjysmë, në mënyrë që 27-vjeçari ta lërë një herë e mirë pas krahëve dëmtimin.
Burime të “SuperSport” bëjnë me dije se mbrojtësi shtatlartë ka nisur të marrë ngarkesën e plotë dhe në përballjen e kësaj fundjave mes Empolit dhe Frosinones pritet të jetë i disponueshëm. Me shumë gjasa në përballjen e 5 majit, Ismajli do të ketë disa minuta që në vijim të marrë vendin e tij në formacion.
Futbollisti nga Podujeva është kthyer në një titullar të rëndësishëm në formacionin e Sylvinhos. Në kualifikueset e vitit të shkuar, Ismajli luajti në 6 përballje dhe rikthimi i tij është pa dyshim një lajm i shkëlqyer për trajnerin Sylvinho, por dhe tifozët.
Shqipëria do të luajë në kampionatin europian me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, tre rivalë tepër të vështirë dhe stafi teknik synon të ketë të gjithë skuadrën e gatshme për këto sfida, me qëllimin për të bërë historinë. Trajneri Sylvinho pritet që në fundin e këtij muaji të bëjë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për fazën përgatitore para nisjes për në Gjermani./Ss
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...