“Epoka e re e Milanit forcohet më tej me emrin e Paolo Maldinit, i cili bëhet drejtor i ri i zhvillimit strategjik sportiv të klubit”.
Kjo ishte komunikata e klubit të Milanit, duke zyrtarizuar rikthimin e kapitenit në “shtëpinë e tij”.
“Paolo është një legjendë e gjallë në historinë e kuqezinjve për klasin e tij të jashtëzakonshëm, talentin, udhëheqjen, besnikërinë dhe rekordin e suksesit, i cili është i pashembullt. Këto cilësi do të luajnë një rol vendimtar në rikthimin e Milanit përsëri aty ku meritojnë të jenë”, thuhet në komunikatën e Milanit.
Paolo Maldini zyrtarizohet kështu në stafin e ri drejtues të Milanit, duke u kthyer në atë që për 25 vite ka qenë shtëpia e tij sportive, shkruan TCH.
Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet nga ish-lojtarë e drejtues kuqezinj në mbështetje të Paolos. “Lajm i madh, mirë se u ktheve në shtëpi Paolo”, shkruan në “Twitter”, Franco Baresi. “Historia vazhdon! Mirë se u ktheve në shtëpi miku im!”, regoi Shevchenko.
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore