Lionel Messi vazhdon të ketë probleme me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Lionel Messi zhvilloi ndeshjen e parë me Barcelonën nën drejtimin e trajnerit të ri, Ronald Koeman.
Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në fitoren 3:1 në ndeshjen miqësore ndaj Gironas.
Ishte kjo paraqitja e tij e parë pas konfirmimit të vendimit për qëndrim në klub përkundër kërkesës fillestare për largim nga Camp Nou.
Megjithatë, problemet nuk kanë përfunduar, shkruan Lajmi.net
“Mundo Deportivo” shkruan se Messi vazhdon të mos ketë fare kontakt me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Ata nuk bisedojnë mes vete, as në fytyrë e as në telefon.
Një distancë fizike dhe emocionale që gjithnjë e më tepër sinjalizon lajme të këqija për tifozët e Barcelonës, në të ardhmen e sulmuesit Messi.
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat