Bayern Munich ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë, ku mbrojtësi i majtë kanadez, Alphonso Davies është rikthyer pas një lëndimi të gjatë që e mbajti jashtë fushave.
Ai pësoi një këputje të ligamenteve kryesore (ACL) në gju gjatë ndeshjes me përfaqësuesen e Kanadasë kundër Shteteve të Bashkuara, gjatë muajit mars, shkruan Arbresh.info.
Teksa sot kanadezi është rikthyer në skuadrën e Bayernit dhe është i gatshëm për përballjen me Sportingun e Lisbonës në sfidën e Ligës së Kampionëve.
Ai do të nis ndeshjen në bankën rezervë, mirëpo me kalimin e kohës pritet të marrë minuta pas asaj mungese të gjatë që pati.
Davies mungoi për 262 ditë në fushat e blerta. Padyshim se me rikthimin e tij Bayerni do të ketë një krah edhe më të fuqishëm sa i përket rrjedhës së sezonit.
Bavarezët sonte kërkojnë fitoren ndaj Sportingut të Lisbonës, pas asaj disfate në Ligën e Kampionëve, dy javë më parë nga Arsenali.
Kompany ka vendosur këtë 11-she për këtë takim:
Përballja nis me fillim nga ora 18:45./Arbresh.info
Kryeziu-Hyseni i përgjigjet Osmanit: Na trego çka fole ti me...
Pr/rezoluta për integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objek...
“Po e shpall pavarësinë, po”; “me emër të Zotit”, Endriti ri...
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...