Pak ditë më parë, drejtuesit e La Ligas kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës secila skuadër e La Liga obligohet të luajë një ndeshje të sezonit në SHBA.
Marrëveshja nxiti shumë reagime, madje kapitenët e 20 skuadrave janë shprehur të gatshëm edhe të futën në grevë në rast se drejtuesit e kampionatit nuk e kthejnë mbrapa këtë vendim.
Me gjithë reagimet e lojtarëve, duket se drejtuesit e La Liga nuk do të ndryshojnë qëndrim.
Një nga ndeshjet që është caktuar të luhet në SHBA, është ajo e xhiros së 21, që zhvillohet ndërmjet Gironas dhe Barcelonës.
Kërkesa është dërguar në drejtim të klubit të Gironas dhe drejtuesit po presin përgjigje.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...