Mungesa e mundshme e Kylian Mbappé për ndeshjen e madhe ndaj Benficas ka krijuar shumë paqartësi dhe diskutime në prag të përballjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve të mediave prestigjioze si L’Equipe dhe Cadena SER, sulmuesi francez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen që Real Madrid do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Benfica.
Raportohet se Mbappé ka pësuar një dëmtim të lehtë në ligamentin lateral të jashtëm të gjurit. Ai ka provuar të stërvitet me skuadrën, por nuk ka arritur ta përfundojë seancën për shkak të dhimbjeve, duke vendosur të mos rrezikojë përkeqësimin e gjendjes, sidomos duke pasur parasysh objektivat afatgjata.
Media franceze “L’Equipe” shkruan se sulmuesi u detyrua të ndërpresë stërvitjen e mëngjesit për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në gjurin e majtë. Më pas, ai iu nënshtrua testeve mjekësore, të cilat konfirmuan se gjuri ende nuk është rikuperuar plotësisht, duke e bërë të pamundur paraqitjen e tij në këtë takim.
Ky zhvillim vjen si surprizë, pasi më herët gjatë ditës trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, kishte deklaruar se Mbappé ishte gati për të luajtur.
“Kylian është gati për të luajtur të mërkurën dhe kjo është më e rëndësishmja. Dua të theksoj përkushtimin e tij ndaj bashkëlojtarëve, ekipit, trajnerit, klubit dhe tifozëve. Përpjekja e tij për të ndihmuar skuadrën është e jashtëzakonshme”, kishte deklaruar Arbeloa.
Mungesa e mundshme e yllit francez do të ishte një goditje e madhe për Real Madridin, veçanërisht në një përballje kaq të ndjeshme ndaj Benficas, që vjen pas tensioneve dhe polemikave të shumta nga ndeshja e parë në Lisbonë.
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...