Manchester United-i pavarësisht që ende s’ka realizuar ndonjë transferim, është në bisedime me disa lojtarë.
Prioriteti i “Djajve të Kuq” mbetet sulmuesin i Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho, me të cilin ka arritur marrëveshje personale, por nuk ka marrëveshje mes klubeve, transmeton portali arbresh.info.
Dortmund kërkon rreth 120 milionë euro, derisa gjiganti anglez ka ofruar rreth 100 milionë euro.
Pos tij, në listën e transferimeve që i do United-i është edhe mesfushori i Ajax, Donny van de Beek, i cili është i hapur për kalimin në “Old Trafford”.

Holandezi ka pritur mjaftueshëm për Real Madrid-in dhe tashëm ka vendosur t’i bashkohet gjigantit anglez, edhe pse ende s’ka marrëveshje mes klubeve.
United-i synon edhe përforcimin e anës së majtë të mbrojtjes dhe favorit për atë pozitë shihet Sergio Reguilon, i cili nuk ka vend të “Los Blancos”.
Nëse i realizon këto tri transferime, United-i sigurisht që do ishte kandidat për titull.
Formacioni i mundshëm për edicionin e ardhshëm: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Reguilon, Van de Beek, Pogba, Sancho, Fernandes, Rashford, Martial./arbresh.info.

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër
Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph
Vashat e Kosovës triumfojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...