Talentet shqiptarë vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e shteteve të tjera të mëdha dhe tashmë është Gjermania e cila i ka ngulur sytë një futbollisti i cili ka veshur së fundmi fanellën kuqezi të përfaqësueses U-19.
Sipas mediave gjermane, talenti shqiptar i akademisë së Bayern Mynich, Progon Maloku, po monitorohet jo vetëm nga klube të njohura në Evropë, por edhe nga vetë skautët e përfaqësueses gjermane. “Merkur” raporton se për futbollistin e talentuar 17-vjeçar, ka interes konkret nga Federata Gjermane dhe mban gjallë shpresën se mund ta bindë që të zgjedhë këtë përfaqësuese në të ardhmen, shkruan ‘Panorama’.
Maloku është grumbulluar në fund të muajit shkurt me përfaqësuesen shqiptare U-19 të drejtuar nga Erjon Bogdani dhe mori pjesë me të në turneun “Roma Caput Mundi” që u fitua nga kuqezinjtë e vegjël. Maloku ishte autor i golit të dytë në fitoren 2-0 ndaj kolegjeve të Anglisë në fazën në grupe të turneut.

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...