Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e ka kujtuar ditën kur Majlinda Kelmendi e ka shkruar historinë në sportin e xhudos, përcjellë Arbresh.info.
Majlinda Kelmendi u stolis me medaljen e artë olimpike në vitin 2016 në Rio. “Sot një vjet më 2016 … Gjatë udhëtimit në Francë ku filluam fazën finale për Lojëra Olimpike! Ne arritëm kulmin e Sportit medaljen e artë Olimpike, është e arritura më sublime në Sport prandaj …
Pas rezultatit të zgjedhjeve presim përgjegjësi prej partive politike mos na zhgënjeni me ngërçe, mos e irritoni popullin, kaluan 18 vite e ne ende jemi vendi më i izoluar në Evropë. Mos na mbani peng më tutje leni inatet personale punoni për të mirën e popullit e vendit, merrni përgjegjësitë e juaja!!!”, shkruan Driton Kuka në rrjetin social ‘Facebook’. /Arbresh.info

Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...