Duket se Benjamin Kololli është adhurues i pashoq i pites dhe nuk mund të ngopet duke e ngrënë brume, siç dëshmon edhe postimi i tij në rrjetet sociale.
Ylli i Kombëtares së Kosovës – i cili mungoi dje në humbjen shkatërruese të skuadrës së tij Zurich 4:0 nga lideri i Superligës së Zvicrës, Young Boys – nuk e ka fshehur aspak pëlqimin për brumin.
Ai e ka postuar një fotografi të pites me spinaq në Instagram Story dhe ka ngritur pyetjen: “A ka ma mirë se pite?”

27-vjeçari e ka lënduar nyjën e këmbës dhe mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Evropian 2020.
Kosova e pret Republikën e Çekisë më 7 shtator, para se të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë. /Gazeta Express/
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...